Kishte fshehur armën brenda në mur, kapet tiranasi në flagrancë
Pëlqej
Një shtetas në Tiranë është fundos pas kontrollit të policisë në banesën e tij.

Në pranga ka rënë shtetasi Sokol Sadiku, 49-vjeç, banues në Tiranë.

"Arrestohet në flagrancë 49-vjeçari, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në murin e banesës iu gjetën të fshehura armë zjarri e municion luftarak"-njofton policia e Shtetit.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– armë zjarri e llojit “Pistoletë”, mod.54 me një krehër me 5 fishekë

– automatik

– 8 krehëra fishekësh

– 600 copë fishekë mod. 7.62

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë 49-vjeçari, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në murin e banesës iu gjetën të fshehura armë zjarri e municion luftarak.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri e llojit pistoletë, automatik e municion luftarak.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, në zbatim të Planit të Masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë sende të kundraligjshme, kanë ushtruar kontrolle në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë, ku gjatë kontrolleve të ushtruara u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Sokol Sadiku, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në murin e banesës së këtij shtetasi janë gjetur të fshehura armë zjarri e municion luftarak.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– armë zjarri e llojit “Pistoletë”, mod.54 me një krehër me 5 fishekë

– automatik

– 8 krehëra fishekësh

– 600 copë fishekë mod. 7.62

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. /albeu.com/



Shtuar më 15/09/2018, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori