"Kishte favorizuar persona nën hetim", shkarkohet prokurorit i Fierit
Kolegji i Apelimit ka larguar përfundimisht nga sistemi prokurorin e Fierit, Fatmir Lushi. Pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk rezultoi i pastër në dy nga tre shtyllat e vlerësimit, Lushi e apeloi vendimin.

Trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz anëtarë, pasi shqyrtuan vendimin e shkallës së parë të vettingut dhe pretendimet e Lushit vendosën ta lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Fatmir Lushi kreu shkollën e Magjistraturës përgjatë viteve 2006-2009. Në vitin 2009, ai u emërua prokuror i Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa në vitin 2014 u transferua në Prokurorinë e Elbasanit. Në janar të vitit 2017, Lushi u komandua drejtues i Prokurorisë së Fierit.
Shtuar më 08/09/2020, ora 20:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori