Kishin shkëmbyer SMS pafund, si Kejvina përdorte makinën luksoze të Redjan Rrajës

Padyshim që kryetema e momentit pas shpëtimit të Alvinit nga kampi i ferrit, është vetëm një emër: Kejvina Kthjella.

Bukuroshja dhe modelja, pjesë e pandarë e gazetave rozë që kur e nisi rrugëtimin në Xing me Ermalin këtë herë është përzierë me anën e errët të krimit.

Historia e fundit e bujshme, është lidhja midis Redjan Rrajës dhe Kejvina Kthellës.

Kjo e fundit është marrë në pyetje, pas atentatit të ndodhur në Shkozet, për të cilin Rraja u arrestua.

Burime policore thanë se modeles i është sekuestruar telefoni dhe mund të merret sërish në pyetje nëse do jetë e nevojshme shkruan panorama.

Duke marrë në pyetje 24-vjeçaren, policia shpreson të gjejë të dhëna që mund t’i hyjnë në punë mbi 34-vjeçarin Rraja, i njohur ndryshe me nofkën ‘Dara’.

Mësohet se Kthella kishte komunikime të shpeshta me Rrajën dhe se kishte në përdorim një supermakinë luksoze në pronësi të tij.

Para pak kohësh, në një intervistë televizive, modelja ishte shprehur se kërkonte që të kishte një partner që ka më shumë para se ajo.
Shtuar më 09/11/2019, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori