Kishin në pronësi një magazinë me kanabis, pranga 2 pronarëve në Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje drogë, si dhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit janë Hodo Veizi 47 vjeç, banues në fshatin Kodër - Kardhiq dhe Tauland Veizi 40 vjeç, banues në fshatin Zenelaj në Gjirokastër.

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendim nr. 308, datë 11.11.2016, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për Tauland Veizin dhe Hodo Veizin.

Në datën 10.03.2016 në zonën Industriale, lagja "Zinxhira" në Gjirokastër, në një magazinë të përshtatur nga dy të ndaluarit për rritjen e bimëve narkotike u gjetë 28 thasë me kanabis.

Materialet në ngarkim të shtetasve Hodo dhe Tauland Veizi, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim" dhe "Vjedhje e energjisë elektrike" parashikuar nga nenet 283/2 dhe 137/2 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2017, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori