Zjarri i madh në malin e Torrovicës në Lezhë, digjen 15 hektarë pyll, rrezikohen dy banesat e fshatit

Foto ilustruese

Një zjarr ka përfshirë malin e Terrovicës në Lezhë.

Zjarri ka lokalalizuar të gjithë pjesën e malit që lidhet me fshatin Bend në kufi me Shkodrën.

Deri tani janë djegur deri 15 hektar pyll me bimësi, shkurre dhe pisha.

Zjarri po përhapet me përmasa të mëdha ndikuar edhe nga era që fryn. Ndonëse në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëset dhe policia e shtetit por është e pamundur ndërhyrja sepse terreni është shumë i vështirë. Nga zjarri i cili është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme rrezikon dy banesat në afërsi të fshatit Bend./albeu.com