Kishin kthyer shtëpinë në “fabrikë” kanabisi, ja sa u dënuan 2 shqiptarët në Angli
Dy shqiptarë janë dënuar nga Gjykata në Angli pasi akuzohen për prodhim dhe shitje lënde narkotike.

Shqiptarët janë arrestuar në 14 shkurt të këtij viti në një banesë në Mostyn Road të cilën e kishin kthyer në një ‘fabrikë’ të prodhimit të kanabisit.

Gjatë seancës së të hënës, gjykata në Angli vendosi të dënojë me 20 muaj heqje lirie Besim Tafën 45 vjeç dhe me 12 muaj burg Ardit Mehallen 19 vjeç.

Sipas trupës gjyqësore në Shreësbury Court Croën, 45-vjecari kishte rreth 1 javë që banonte në shtëpinë ku u gjetën dhe sekuestruan 273 bimë kanabisi për të cilat ai kujdesej. Ndërkohë 19-vjecari Ardit Mehalla lëvizte me furgon dhe transportonte furnizime.

Dy shqiptarët e arrestuar në 14 shkurt kishin hyrë ilegalisht në Britani dhe kishin pagur një shumë të konsiderueshme parash.

Prokurori Hoëard Searle tha se gjatë kohës së bastisjes së banesës dy shqiptarët ishin larguar, por u arrestuan pak më vonë pranë banesës.

Policia gjeti në 6 dhoma 273 bimë të cilat ishin gati për t’u korrur si dhe sekuestroi 950 paund. Policia gjeti në furgon edhe pajisjet që do shërbenin për kultivimin e kanabisit. Avokati mbrojtës i Tafës tha se klienti i tij ishte punësuar pasi besonte se do bënte punë krahu dhe jo të kujdesej për kanabisin, shkruan BW.

“Ai nuk ka lidhje me fabrikën e kanabisit, por pranon se kujdesej për bimët”- tha avokati Andreë Holland, ndërsa u shpreh se ka në Shqipëri gruan bashkë me 2 fëmijë.

Ndërkohë avokatja e 19-vjecari shqiptar tha se ai kishte paguar 7500 paund për të hyrë në Britani dhe paratë e gjetura nga policia do shkoni për të paguar borxhin. Pas kryerjes së dënimit dy shqiptarët do depërtohen në Shqipëri./albeu.com/

Shtuar më 21/03/2017, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori