Kishin ardhur nga Italia, vajza bashkë me prindërit nga Skrapari nisen drejt Tiranës
Koronavirusi ka vënë alarmin në Shqipëri.
Pas 2 rasteve të konfirmuara në Tirana dhe një i dyshuar, një vajzë nga
Skrapari se bashku me prindërit e saj janë nisur me urgjence drejt
Tiranës.
Ata kanë pasur shenja gripi.
Vajza kishte rreth 10 ditë që ishte kthyer nga
Italia dhe pas shenja të para ka telefonuar 127 dhe më pas janë transportuar për në Tiranë.
Shqipëria ka konfirmuar sot dy rastet e para me koronavirus, bëhet fjalë për një djalë që kishte ardhur nga
Italia dhe babain e tij.
Shtuar më 09/03/2020,
ora 21:08