Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhuron maska, doreza e dezinfektantë për policinë
Kisha Ortidokse Autoqefale e Shqipërisë i ka dhuruar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 1000">1000 maska, 1000">1000 doreza dhe 110 litra dezinfektant.

Përveç lutjeve, Hirësia i Tij Asti Chritos Bakallbasi u shpreh se kjo është një shenjë falenderimi për punën që po bën policia.

Njoftimi

Komunitetet fetare, ndihmë dhe mbështetje për Policinë.

Një tjetër donacion në maska, doreza dhe dezinfektantë, për mbrojtjen e punonjëse të Policisë, kësaj radhe ka ardhur nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë i ka dhuruar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 1000">1000 maska, 1000">1000 doreza dhe 110 litra dezinfektant.

Hirësia i Tij Asti Chritos Bakallbasi u shpreh: “E kishim menduar prej kohësh, por tani mundëm që t’i siguronim. Ofrojmë dhe ne diçka, meqenëse ju jeni në frontin e parë të luftës. Ne ju kemi në lutjet tona të përditshme. Zoti qoftë me ju, t’ju ndriçojë dhe t’ju fuqizojë”.

Drejtori i DVP Tiranë Rebani Jaupi është shprehur: “Ju falënderojmë për këtë kontribut dhe që na keni futur në listën e prioriteteve, pasi misioni juaj i vërtetë është që të ndihmoni njerëzit në nevojë. Policia ka nevojë për mbështetje në këtë situatë, pasi jemi në frontin e parë të luftës kundër këtij armiku të padukshëm. Dëshiroj që nëpërmjet jush t’u jap një mesazh të gjithë qytetarëve, të cilët në këto ditë të vështira të vazhdojë të ruajnë me rigorozitet të gjitha ato orientime të cilat qeveria dhe mjekësia i jep. Të ruajmë njëri-tjetrin. Gjesti juaj nëpërmjet këtyre maskave na ndihmon shumë që në kontaktin që ne kemi me qytetarët t’i mbrojmë ata, të mos i infektojmë familjarët tanë, kështu që zinxhiri të ndërpritet”.

Policia e Shtetit, bashkë me mjekët, infermierët, forcat e armatosura, zjarrfikëset etj., mbeten në vijën e parë të frontit për përballjen e Koronavirusit.

#QëndronëShtëpi
#Solidaritet
Shtuar më 09/04/2020, ora 14:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori