Kisha Katolike letër Papës: Do dëshironim të vizitonit edhe Shkodrën
Pëlqej
Disa javë para se Papa Françesku të vizitojë Shqipërinë, Kisha Katolike përmes një letre dërguar Papës shpreh dëshirën që Papa Françesku të vizitojë edhe Shkodrën.


“Me ardhjen tënde na ke mahnitur. Ne ju falenderojmë që kemi përzgjedhur Shqipërinë, Ne ju presim. dhe jemi të sigurtë që do na transmetosh atë shpirt dhe entuziazëm për mbretërinë qiellore. Ju do të vini në një vend ku ka jetuar Nënë Tereza dhe ku kemi martitrët tanë. Por Ati Shenjtë, ne do të kishim dëshiruar që ju të vinit të vizitonit edhe qytetin Shkodrës, që është pjesa kryesore e katolicizmit dhe diktatura ka qenë më e keqë duke shkaktuar dhimbje e vrasje. Dhe ku janë vrarë shumica e shërbëtoreve të Zotit. Ne kuptojmë arsyet pse nuk të lejojnë të vini këtu, koha shumë e shkurtër, megjithatë ne jemi shumë të kaqur që vini në Shqipëri.” thuhet ne letren e derguar nga kisha.
Shtuar më 30/08/2014, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori