Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Kisha e Shkupit 2014
Albeu.com
Kisha e Shën Konstantinit dhe Elenës do të ndërtohet në sheshin e Shkupit, ndërsa në vendin e ish-shtëpisë së oficerëve do të vendoset ndërtesa e administratës së qytetit, por jo edhe Burmali xhamia, siç ishte kërkuar nga Bashkësia Islame e Maqedonisë.
Lajmi i bë i ditur gjatë video-prezantimit të projektit ‘Shkupi 2014’, që të enjten u organizua nga komuna Qendër.

Me këtë projekt parashihet që përmendorja e Aleksandrit të Madh të qëndrojë në vendin e rrethit të tanishëm të gjelbër, në mes të sheshit Maqedonia. Përmendorja e Aleksandrit të Madh në kalë do të jetë e rrethuar me një shatërvan të lartë

Ndërkaq, ndërtimi i kishës së Shën Konstantinit dhe Elenës në sheshin qendror të qytetit, Maqedonia, sipas Sinodit të Kishës Ortodokse të Maqedonisë nuk është punë e tij, por për të është kompetente Eparkia e Shkupit. Kështu të paktën deklaroi të enjten zëdhënësi i Kishës Ortodokse Maqedone (KOM), Timotej, kur u pyet për atë nëse Sinodi i KOM ishte ajo që mori vendimin për ndërtimin e kishës.

Mirëpo gjatë prezantimit të projektit ‘Shkupi 2014’, i cili brenda vetes përfshinë edhe sheshin e qytetit, u njoftua se trualli në të cilin do të ndërtohet kisha, është ndarë KOM dhe se aktualisht pritet zyrtarizimi i vendimit të saj.
Portali i Makfax ndërkohë bëri të diturse Eparkia e Shkupit ka konfirmuar ndërtimin e kishës në sheshin e Shkupit, në pajtim me vendimin e Këshillit Drejtues Eparkik, megjithëse ende nuk mund të parashihet dinamika e ndërtimit të saj.

“Duhet të shqyrtohet projekti, ashtu që të shihet se sa do të kushtojë i tërë ndërtimi. Por, dinamika e ndërtimit ende nuk mund të parashihet”,sqaroi prifti Kosta Stanoevski, nga Eparkia e Shkupit, për Makfax.
Shtuar më 05/02/2010, ora 03:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori