Kirurgu i njohur Beqiri i përgjigjet Ramës: Janë bërë 10.000 operacione me ato vegla të "ndryshkura"
Ish-ministri i shëndetësisë dhe kirurgu i njohur Arben Beqiri ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për infrastrukturën në spitale.

Teksa foli për gjendjen në spitale dhe problematikat ai tha se me ato veglat e ‘ndryshkur” që i referohet Kryeministri, kam bërë 10.000 ndërhyrje.

Në Kongerencën “Sfidat dhe zgjidhjet në shëndetësi” kirurgu i njohur Beqiri nuk la pa shigjetuar edhe ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu për gjendjen në spitale dhe sipas tij shëndetësia nuk ka rilindur dhe ka shumë problematika la të kuptohet ish ministri Beqiri.

Që janë një teknologji shumë e lartë e futur në Shqipëri që në vitin 1995.

Ta quajmë injorancë?

Do të thoja është pak. Por injorancë, apo keqdashje, apo abuzim me fondet publike është kur në vitin 2020 t’i blen pajisje për sallën më të mirë të QSUT që e trumpeton me aq triumf.
Të blesh pajisje 20 vjet të vjetra. Të një teknologjie që kur është prezantuar

është prezantuar si e vitit 2020. Teknologji që qytetarët pretendojnë ta kenë shumë herë më të mirë në shtëpitë e tyre. Kjo është e vërteta. Ky është problem”, tha Beqiri.

Sipas kirurgut, largimi i infermierëve dhe mjekëve duhet të jetë një këmbanë alarmi.

“Shumë shpejt jo vetëm mjekësi falas nuk do të ketë por nuk do të ketë as mjekësi shqiptare, në kuptimin e parë të fjalës. Me ritmet e largimit të personelit shëndetësor, të mbi 800 mjekëve të larguar që nga viti 2013 përbën një situatë alarmante që kërkon vertetë një ndëhyrje drastike.

Ne me mendimet që japin nuk jemi për të përmirësuar sistemin, nëse mund të krijohet kjo ide. Ne jemi në antagonizëm me këtë sistem. Dua t’ju them një fakt të thjeshtë. Në degën e Infermierisë në Universitetin e Shkodrës, mbi 90% e infermierëve atje hyjnë me një diplomë gjermanishteje në xhep.“Shumë shpejt jo vetëm mjekësi falas nuk do të ketë por nuk do të ketë as mjekësi shqiptare, në kuptimin e parë të fjalës. Me ritmet e largimit të personelit shëndetësor, të mbi 800 mjekëve të larguar që nga viti 2013 përbën një situatë alarmante që kërkon vertetë një ndëhyrje drastike.

Ne me mendimet që japin nuk jemi për të përmirësuar sistemin, nëse mund të krijohet kjo ide. Ne jemi në antagonizëm me këtë sistem.

Dua t’ju them një fakt të thjeshtë. Në degën e Infermierisë në Universitetin e Shkodrës, mbi 90% e infermierëve atje hyjnë me një diplomë gjermanishteje në xhep. Unë mendoj se pas kësaj ka më nevojë të bësh pyetsor se ku ke dëshirë të studiosh apo të jetosh. Apo a dëshiron të qëndrosh”, theksoi kirurgu.

Për ish-ministrin e Shëndetësisë, mjekët kanë nevoje për dinjitet dhe paga që i japin mundësi të jenë të vlerësuar, duke sjellë në vëmendje premtimin e kreut të opozitës, Basha për paga 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.
“Rritja e pagave është shumë e rëndësishme. Do të ketë një impakt të
menjëhershëm në moslargimin e personelit,- tha ndër të tjera doktori i njohur
Shtuar më 21/02/2020, ora 23:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori