Kini kujdes! Në këto dy qarqe priten rrebeshe intensive shiu
Edhe dita e sotme pritet të jetë kohë me vranësira, ulje temperaturash e rrebeshe shiu.

Ndryshe nga qarqet e tjera ku priten reshje të pakta, në qarqet Elbasan dhe Korçë pritet të ketë reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në qarkun Korçë.

Në zona shumë të kufizuara të çdo qarku reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore kryesisht nesër pasdite dhe në mbrëmje.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 23 °C
në vendet e ulëta: 17 / 22 °C
në vendet malore: 10 / 18 °C /albeu.com/

Shtuar më 27/06/2018, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori