Kini kujdes! Kaq kushton gjoba nëse kapeni pa maskë në ambiente të mbyllura
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka marrë vendimin që maskat dhe barrierat mbrojtëse të bëhen të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Lajmi në fjalë është përcjelllë në një dalje për mediat. Në rast të moszbatimit të këtij vendimi, do të hyjë në veprim gjoba.

“Qeveria ka vendosur që të hedhë një tjetër hap, për të parandaluar përhapjen e COVID, vendosjen e maskës e detyrueshme në të gjitha ambientet e mbyllura.

Detyrimi do të jetë për çdo qytetar në të gjitha ambientet e mbyllura, administratë, transport publik, qendra tregtare, shkallë pallati, ashensor, etj.

Nëse rast moszbatimi, Policia e Shtetit, Bashkiake, dhe Inspektoratet do të penalizojnë shkelësit me gjobë. Për këtë akt kërkojmë mirëkuptimin e secilit prej jush”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

Çdo ditë e më shumë, vendi ynë është përballur me raste të shumta të të infektuarve, e po kështu edhe të vdekurve si pasojë e COVID-19. Ndonëse thirrjet për vetëndërgjegjësim kanë qenë të vazhdueshme nga ana e mjekëve dhe ministes Manastirliu, qytetarët nuk bindeshin se ndodhemi para një lufte.

Qeveria ka nxjerrë sot aktin Normativ që e bën mbajtjen e maskës të detyrueshmeambientet e mbyllura, dhe është sanksionuar gjobë 20 mijë lekë të vjetra për shkelësit.

Sipas ministres Manastirliu, përdorimi i barrierave mbrojtëse nga çdo qytetar është një masë efikase e pranuar botërisht për kufizimin e përhapjes së COVID-19 dhe uljen e numrit të të infektuarve.
Shtuar më 15/07/2020, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori