"Kingut" të qeverisë nuk i del hesapi, mijëra familje mbesin pa rrogat e dhjetorit
Pëlqej
Mijëra mësues, policë, doktorë dhe infermierë nuk kanë marrë ende pagën e muajit dhjetor.

Si të mos mjaftonte fakti se dërgohen si delet në tufë me listë emërore kur kryeministri Rama ka për të mbajtur ndonjë fjalim në sallë, tashmë punonjësit e sektorit publik duhet të presin edhe kur i rregullohet sistemi qeverisë për të marrë pagat.

Albeu.com mësoi nga burime brenda Ministrisë së Financave se vonesat në fjalë vijnë për shkak të problemeve që janë shkaktuar sipas tyre me thesarin, i cili nuk ka arritur ende të bëjë pagesat.

Në fakt, vonesat e pagave janë një problematike e përvitshme për punonjësit e sektorit publik, të cilët duhet të presin zakonisht të kalojë dy javëshi i parë i janarit për të marrë pagën e dhjetorit.

Qeveria ka hequr prej disa vitesh gjithashtu edhe shpërblimet e fundvitit duke premtuar vazhdimisht rritje pagash në sektorin publik. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori