Kingu i qeverisë drejt shkarkimit: Çfarë pritet të ndodhë në shtator?
Pëlqej
Pak javë më parë Edi Rama paralajmëroi ndryshimeqeveri.

Ndërkohë që priten këto ndryshime, në mediat kanë nisur të lakohen emrat q do t`ju "pritet koka" në muajin Shtator,

Në emisionin e Roland Qafokut, në "Chanel One", Spartak Braho ai konfirmoi se pret që kryeministri Rama të ndryshojë kabinetin në vjeshtë dhe madje ka vënë gishtin, edhe te një ministri konkrete e cila sipas tij duhet të përmirësojë punën.

"Rama ka defekt që nuk konsultohet për vendimmarrjen. Duhet të kishte bërë një përzgjedhje më të mirë të kuadrit. Por shpresoj që në shtator me ndryshimet në qeveri ta përmirësojë situatën.

Sektori i Ekonomisë duhet përmirësuar. Jo se ky është djalë i keq, por duhet të kthehen sytë më mirë te specialistët e mirëfilltë", deklaroi Spartak Braho. /albeu.com/

Shtuar më 22/05/2018, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori