Kinezët shprehin interes për autostradën që lidh Shqipërinë me Maqedoninë
Pëlqej
Në vijim të vizitës së tij në Kinë, kryeministri Edi Rama është takuar sot me homologun e tij kinez Li Keqiang i cili është shprehur se Kina i kushton vëmendje të madhe miqësisë tradicionale me Shqipërinë.

"Kina dhe Shqipëria kanë perspektiva të gjera bashkëpunimi në fushën e energjetikës, të industrisë minerare, bujqësisë apo edhe infrastrukturës" tha Li Keqiang i cili nënvizoi se Kina është e gatshme të importojë më shumë produkte cilësore bujqësore dhe minerare nga Shqipëria dhe përkrah pjesëmarrjen e kompanive kineze në ndërtimin e infrastrukturës shqiptare, veçanërisht në ndërtimin e autostradës që lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ndersa kreu i qeverisë shiptare u shpreh nga ana e tij se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë pasur një zhvillim pozitiv dhe projektet përkatëse të bashkëpunimit janë realizuar në mënyrë të qëndrueshme. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori