E diktoi kur tentoi t’i grabiste shtëpinë, zbardhet ngjarja e plagosjes së 42 vjeçarit në Durrës

Zbardhet plagosja e ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, në zonën e plazhit në Durrës. Sipas Policisë së Durrësit, një person ende i paidentifikuar ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit Rexhep Terziu.

42 vjeçari është përballur me një person të armatosur që kishte shkuar për të grabitur. Pasi i ka kërkuar të largohet, por grabitësi ka qëlluar dy herë në ajër dhe 1 herë drejt personit, duke e lënë të plagosur në këmbën e djathtë.

Aktualisht Tereziu është i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R.T.

Në tentativë për të vjedhur por që është diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit

Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorit.


Shtuar 10.02.2020 20:44