Kina pa vote per Kosoven ne GJND
Albeu.com
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka zgjedhur të martën kinezen Sue Hankin anëtare të re të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Siç është njoftuar nga selia e OKB-së, gjykatësja e re nga Kina nuk mund të marrë ...... pjesë në miratimin e vendimit për rastin e Kosovës, sepse një pjesë e madhe e procesit është zhvilluar pa pjesëmarrjen e saj. Vendi i gjykatëses kineze ka qenë vakant që nga 28 maji, kur pararendësi i saj është pensionuar. Gjykatësit zgjidhen me mandat nëntëvjeçar, por detyra e kinezes do të zgjasë deri më 5 shkurt të vitit 2012, deri kur është dashur të punojë pararendësi i saj.
Shtuar më 01/07/2010, ora 12:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori