Kim zbulon pse e quan "Luli Basha": Ishte shumë për të qeshur
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, në një intervistë për emisionin “Opinion”, ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.

Kim shprehet se muajt në vijim do jenë një stinë e ashpër politike, por shton se populli shqiptar dhe qeveria duhet të jenë garantë për zgjedhjet.

Ndër të tjera, Yuri Kim zbuloi pse kryetarit të Opozitës, e thirr Luli Basha.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Pse e quajtët Luli Basha dhe jo Lulzim Basha?

Ambasadorja Kim: E dini, ishte një episod shumë për të qeshur…

Blendi Fevziu: E di, është një detaj, por jam kureshtar.

Ambasadorja Kim: E dini, ai më thotë Yuri. Unë i them Luli dhe kam këtë lloj marrëdhënieje miqësore me shumë njerëz në Shqipëri.

Nuk m’u duk ndonjë gjë dhe u habita kur pashë një artikull që e quante shenjë mos respekti. Në fakt, kjo është gjëja më e fundit që mund të ishte.
Shtuar më 22/10/2020, ora 22:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori