Kikia jep alarmin: Ekonomia shqiptare do të futet në krizën e krahut
Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se ekonomia shqiptare tani do të fillojë të ndjejë krizën e krahut të punës dhe më pas atë të konsumit.

"Njerëz të papunë kanë ikur dhe vazhdojnë të ikin, por nuk e ka ndjerë ekonomia. Ekonomia do vazhdojë të ndjejë këtë tani, specialistin guzhinierin, mekanikun, furnitorin, infermierin edhe kamarierin. Këta njerëz po ikin sot me kontrata pune. Shkojnë në ambasadë marrin vizë, bëjnë marrëveshjen dhe ikin. Ne do të vazhdojmë të vuajmë dhe unë besoj se ekonomia shqiptare tani do të futet në krizën e krahut të punës dhe pastaj në krizën e konsumit. Kjo pjesë e shoqërisë që ikën është edhe ajo që konsumon veshje, ushqim, argëtim" tha Kikia.
Shtuar më 17/07/2019, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori