KiE: Presim progres nga palet per kutite, opozita ne Kuvend
Albeu.com
Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pret që pas takimeve dhe negociatave të zhvilluara nga palët politike, opozita të kthehet në Kuvend dhe aty palët politike të zgjidhin çështjet që lidhen me zgjedhjet, por vetëm në përputhje me Kushtetutën.
Si formulë për zgjidhjen e krizës delegacioni ka menduar ngritjen e komisionit hetimor parlamentar i cili do kryesohet nga opozita.

Ndërkaq, delegacioni nuk ka dhënë asnjë rekomandim për çështjen e hapjes së kutive duke theksuar se presin progres nga partitë politike për këtë çështje.

"Ne shpresojmë në hapa pozitivë që do merren në lidhje me çështjen e kutive. Ne shpresojmë se do bëhet progres në lidhje me këtë çështje, ndaj nuk e kemi përfshirë në deklaratën tonë. Jam e sigurt se palët do arrijnë zgjidhje. Nëse ata nuk e bëjnë ne do propozojmë rekomandimet tona", deklaroi presidenti i Asamblesë së KiE, Mevlut Cavusoglu.

Cavusoglu i bëri apel opozitës të kthehet në Kuvend, por jo vetëm për një ditë. "Ndaj kemi propozuar që kreu i komisionit hetimor të jetë nga opozita, me të cilën ka rënë dakord edhe mazhoranca. Opozita duhet të kthehet në Kuvend", pohoi ai.
Shtuar më 23/02/2010, ora 17:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori