KiE, i kënaqur me reformat në Shqipëri
Grupi i Anti-Korrupsionit i Këshilli i Europës (GRECO) publikoi Raportin e Dytë të Perputhshmerise për Shqipërinë, ku pranon se Shqipëria ka zbatuar, ose ka trajtuar në mënyrë të kënaqshme, të gjitha rekomandimet e tij.

GRECO është i kënaqur që procesi i reformës permbajtesore është përfunduar nga Shqipëria. Raporti shpreh shpresën e fortë se këto do të provohen të efektshme në praktikë duke qenë se zbatimi i reformave është po aq i rëndësishme sa dhe adoptimi i tyre. Amendime të rëndësishme të Kodit Penal, të cilat plotësojnë shqetësimet e të gjitha rekomandimeve të nxjerra në Raportin e Vlerësimit, tashmë janë zbatuar. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2013, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori