KiE, asistencë për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë evropian
Bashkëpunimi me Këshillin e Evropës do të vijojë të ofrojë asistencë me qëllim përafrimin e legjislacionit dhe institucioneve shqiptare me praktikat dhe standardet evropiane në fushën e të drejtave të njeriut, shtetit ligjor dhe demokracisë.

Kjo u nënvizua gjatë takimit që Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi me Drejtorin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Marco Leidekker. Sipas njoftimit t; MPS-se Leidekker përgëzoi Ministrin për detyrën dhe vlerësoi veçanërisht dinamizmin e qeverisë së re, si dhe u shpreh se Këshilli i Evropës do të vijojë të ofrojë asistencën e tij bazuar në prioritetet që qeveria ka vendosur në përmbushje të agjendës së integrimit evropian.

Ministri Bushati vlerësoi asistencën teknike të ofruar nga Këshilli i Evropës, realizuar përmes implementimit me sukses të një sërë programesh bashkëpunimi, në partneritet me institucionet shqiptare, mbështetur në Dokumentin e Bashkëpunimit Shqipëri – KiE për vitet 2012 – 2014.
Shtuar më 26/10/2013, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori