KfW: Zhbllokoni interkonjeksionin
Ridvan Bode
Në fillim të vitit 2012- të, procedurat e tenderit për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë me kapacitet 400 KW konsiderohen tërësisht të rregullta e të përfunduara nga ana e KfW-së, banka gjermane e cila ka marrë përsipër financimin e projektit.

Sipas Gazetës Shqiptare, në një letër dërguar për ministrin e Financave, Ridvan Bode, pasi thekson vlefshmërinë e tenderit, banka gjermane kërkon të dijë përse nuk nisin procedurat për zbatimin e projektit. Letra u drejtohet qeveritarëve të lartë shqiptarë në përgjigje të një letre të dërguar më parë nga ministri i Financave, ku bankës gjermane i kërkohet anulimi i tenderit për linjën e koneksionit Shqipëri-Kosovë.


"Për sa i përket linjës së transmetimit 400 KW Shqipëri-Kosovë, do dëshironim të sillnim në kujtesë se për tenderin e kryer në përputhje të plotë me procedurat e nënvizuara në Marrëveshjen e Posaçme të Huasë dhe Marrëveshjes së Projektit që mban datën 28 dhjetor 2009-të, në bazë të Marrëveshjes së Posaçme, agjencitë përgjegjëse për implementimin e projektit, OST dhe KOSTT, janë përgjegjëse për tërë procedurën e prokurimit, që nga thirrja për tender deri te shlyerja e kontratave për punimet dhe furnizimet. Në cilësinë e financuesit, KfW monitoron së afërmi procesin e tenderimit, duke respektuar besnikërinë ndaj procedurave mbi të cilat është rënë dakord në Marrëveshjen e Posaçme dhe 'pa pasur rezerva' mbi disa pika kyçe të saj". /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2012, ora 09:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori