KFOR, priten reduktime te trupave
Albeu.com
Komandanti i NATO-s, admirali Xhejms Stavridis, tha se shpreson per reduktime te metejshme te trupave kete vit ne Kosove, pas permiresimit te gjendjes se sigurise. Ne nje konference ne Uashington, komandanti suprem i forcave te NATO-s, admirali amerikan Xhejms Stavridis tha se situata ne Ballkan “nuk eshte e persosur, por po shkon ne drejtim te duhur”.

“Une do t’i reduktoj trupat ne Ballkan nga 15 mije ne 10 mije, dhe ndoshta ne 5 mije nga fundi i vitit”, tha Stavridis.

Duke permendur ish-Jugosllavine si shembull i suksesit te aleances, Stavridis tha se “NATO-ja ka qene pjese e procesit qe na ka çuar perpara” qe nga koha e gjakderdhjeve ne lufterat ballkanike. Stavridis i beri keto komente ne Keshillin Atlantik, ku gjithashtu e diskutoi ardhmerine e NATO-s, bashke me ish sekretaren e Shtetit, Madlin Allbright.

Shtuar më 20/05/2010, ora 14:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori