KFOR dhe TMK garantojnë sigurinë e popullatës, thotë Marnhac
Pëlqej
Albeu.com
"Do të ndërmarrë çdo masë ushtarake nëse dikush do të tentojë të kërcënojë popullatën e Kosovës, ndërkohë që edhe pjesëtarët e TMK-s , do të angazhohen nga KFOR-i, në rast se popullata ka nevojë për ta, tha Marnhac.Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ksavier de Marnhac, tha sot në Pejë se do të ndërmarrë çdo masë ushtarake nëse dikush do të tentojë të kërcënojë popullatën e Kosovës, ndërkohë që edhe pjesëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës , sipas tij, do të angazhohen nga KFOR-i, në rast se popullata ka nevojë për ta.
Gjenerali francez, këto deklarata i ka bërë në selinë e Zonës së Tretë të TMK-së, në të cilën, përveç komandantit të Zonës së Tretë të TMK-së, Nazmi Ibrahimajt dhe oficerëve tjerë të kësaj zone, i pranishëm ishte edhe komandanti i TMK-së, gjeneral-lejtnant Sylejman Selimi. /rtk/
Shtuar më 08/11/2007, ora 23:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori