"Këtu është luftë", zbardhet mesazhi i fundit i biznesmenit italian të zhdukur në Shqipëri
Detaje të reja bëhen me dije nga zhdukja misterioze e biznesmeni
Davide Pecorelli pak ditë më parë në
Shqipëri.
Pecorelli kishte menduar të kthehej në Itali në
datën 10
janar, por kjo nuk ndodhi dhe tani, familja dhe policia e dy shteteve është duke u munduar të zbardhë ngjarjen misterioze.
Ndërkohë është zbuluar dhe mesazhi i fundit që biznesmeni i ka dërguar një miku të tij para se të zhdukej pa gjurmë.
Në tekstin që ai ka shkruar,
Davide i tregon shokut për biznesin që po hapte në
Shqipëri.
“Kam hapur shoë room në një qendër tregtare. Deri në
datën 6 këtu është luftë. Kam prenotuar kthimin në
datën 10
janar”, është teksti i mesazhit të fundit të biznesmenit.
Përveç hetimeve që po zhvillohen në
Shqipëri, mediat fqinje shkruajnë se për zhdukjen e 45-vjeçarit hetime ka hapur edhe Prokuroria e Peruggias.
Po sipas mediave italiane, një prej punonjëseve të Pecorelli-t i ka rënë numrit të telefonit dhe zilja mësohet se ka rënë disa herë, por askush nuk është përgjigjur.
Ndërkohë rezultatet e ADN-së të kockave të gjetura brenda makinës së djegur dhe sendeve të
Davide Pecorelli-t mund të hedhin dritë për fatin e sipërmarrësit italian, të zhdukur në
Shqipëri më 6
janar.
Hera e fundit që ai është futur në WhatsApp është data 6
Janar, në orën 16:12, që është edhe dita kur ai humbi gjurmët.
Personi i parë që bëri denoncim për zhdukjen e Pecorellit, në komisariatin e Citta di Castello ishte ish-gruaja e 45-vjeçarit, e cila është shprehur se ai çdo ditë kontaktonte, pasi fliste me fëmijët.
Shtuar më 21/01/2021,
ora 10:31