Fatmirësisht Dibra,
Pogradeci dhe
Gjirokastra nuk kanë asnjë rast të konfirmuar nga koronavirusi. Deri më sot, si në çdo vend tjetër qytetarët kanë mundur të qarkullojnë
vetëm me anë të autorizimit të marrë nga policia.
Prej nesër, Dibra,
Pogradeci dhe
Gjirokastra marrin dritën jeshile dhe lejohet qarkullimi me automjet pa
autorizim por, theksohet se lejohen
vetëm dy persona në mjet.
Një lehtësim i tillë pritet të ndodhë gradualisht edhe për qytete të tjera./albeu.com/
Shtuar më 26/04/2020,
ora 13:54