I bëri atentat Erion Hasanbelliut në Belgjikë, prangoset Kasandër Noga

Ka rënë në prangat e policisë Kasandër Noga.

Lajmin e bën të ditur agjencia austriake e lajmeve APA, e cila njofton se një shqiptar, i cili kërkohej për tentativën e vrasjes të shtunën në Bruksel, është arrestuar në Vjenë.

Megjithëse agjencia nuk jep emër të personit të arrestuar, mendohet se bëhet fjalë për Kasandro Nogën, i cili plagosi me gjashtë plumba shqiptarin Erion Hasanbelliu.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi për shkak të një serie hakmarrje të hershme mes tyre.

Agjencia shkruan se krimi ndodh në mes të një rrugë, ndërsa për 45-vjeçarin shqiptar u lëshua një urdhër-arresti evropian.

Pas informacioneve se Noga ndodhej në Vjenë, hetuesit arritën ta prangosin rreth orsës 9:15 të mëngjesit të sotëm.

Agjencia shkruan se operacioni ndodhi në lagjen Donaustadt të Vjenës. 45-vjeçari mbeti i habitur, por nuk bëri rezistencë ndaj forcave policore.

Gjithashtu bëhet me dije hetuesit kanë penguar fluturimin e tij drejt Shqipërisë. Ky fluturim pritej të realizohej së shpejti.