Këto janë fotot e fundit të avokatit Besnik Muço përpara zhdukjes (FOTO LAJM)

Pëlqej
Besnik Muço është avokati shqiptar, trupi i pa jetë i të cilit dyshohet se është gjetur më 6 nëntor 2017 në provincën e Castro-s (Leçe), pasi ishte nisur nga Durrësi drejt Barit me traget në 2 nëntor dhe më pas ishte deklaruar i humbur nga bashkëshortja.

Në dy fotografi të Muços të publikuar nga “Shqiptarja.com”, ai shihet në njërën teksa qëndron pranë një vajze të vogël në një zonë bregdetare, kur ka qenë me pushime në Shqipëri.

Ndërsa në një fotografi tjetër ai ndodhet në praninë e të gjithë familjes, gruas, vajzës dhe djalit të tij, të cilët nuk i shfaqim për arsye privatësie, me rastin e ditëlindjes së djalit të tij, çka mendohet se është edhe fotografia e fundit në të cilën shfaqet Muço përpara zhdukjes së tij të mistershme. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2017, ora 13:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori