Këta janë dy të rinjtë të cilët humbën jetën në autostradë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Djemtë në fotogalerinë e bashkëngjitur lajmit janë dy viktimat e aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmë në autostradën Milot-Fushë Krujë.

"Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi E.U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi K.V. 21 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndërruar jetë në spital", -thuhet ne njoftimin e policisë.

Mësohet se ka qenë Erald Uzuni, 26 vjeçari që shihni në foton me poshte në timonin e automjetit Volksëagen që doli nga rruga.

Gjithashtu viktimë në aksident mbeti dhe Klodian Vladi, 21 vjeç.
Te dy te rinjte nuk i shpetuan dot plageve te marra pavaresisht ndihmes qe iu dha. /albeu.com/

Shtuar më 27/05/2018, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori