Këto ishin fjalët e fundit të xhaxhait para se të qëllonte nipin në Shkodër
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës ku ka humbur jetën një i ri.

Mësohet se xhaxhai, Bujar Kuçi ka qëlluar me thikë nipin e tij Mirsard Kuçin duke e lënë të vdekur.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë mësohet se ka qenë një konflikt për çështje pronësie. Vrasja ka ndodhur pranë teatrit “Migjeni”.

“Pse nuk më flet?”. Me këto fjalë i është drejtuar autori nipit kur e ka gjetur në oborr, pasi këta të fundit raportohet se kishin kohë që nuk flisnin, njofton Panorama.

Nga të dhënat e para mësohet se Mirsad Kuçi është goditur me thikë. Ai është transportuar në spital, por ka humbur jetën rrugës.
Policia bën me dije se vetëm pak minuta pas ngjarjes ka vënë në pranga autorin. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2017, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori