Këto fjalë e dërguan Milaim Zekën në burg (VIDEO)
Pëlqej
Milaim Zeka është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhrin për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, për shkak të deklaratave të tij në emisionin "DPT te Fidani" për prokurorin special, Afrim Shefkiu.

“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave”, ka thënë Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7.


Shtuar më 26/09/2018, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori