Këtë të dielë akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta prapa
Kemi një lajm të mirë për të gjithë gjumashët: Këtë të dielë akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta prapa!

Pra, kjo përkthehet në 1 orë gjumë më shumë.


Ndërrimi do të bëhet pikërisht në të dielën e fundit të muajit tetor dhe do të kemi sërish një ndryshim me 60 minuta para më 29 mars të vitit 2020.

Ndryshimi i orës nisi të përhapej gjerë rreth vitit 1974, pas krizës së parë të naftës.

Disa vende morën vendimin t’i çonin pas akrepat e orës, për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të përdorur më pak energjinë elektrike.
Shtuar më 21/10/2019, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori