Këta studentë të universiteteve të mbyllura do t'i nisin studimet nga "zero"!
Pëlqej
Lindita Nikolla
Kanë paguar mijëra euro për disa vjet rresht por do t'ju duhet ti fillojnë studimet nga fillimi.

Ky do të jetë fati i studentëve të cilët kanë studiuar në dhjetra programe të Universiteteve të mbyllura dhe që nuk janë të licensuara asnjëherë, transmeton Portali Albeu.com.

Këta studentë, nëse do të vijojë studimet në shtet, duhet të nisë vitin e pare edhe pse ai mund të ketë bërë 2 apo 3 vite në universitetin e mbyllur.

Në një deklaratë lidhje me këtë çështje, Ministrja e Arsimit është shprehur se kjo ministri nuk i njeh këto programe, prandaj ofron si mundësi të vetme nisjen e vitit të parë.

“Në rastin e Universiteteve, arsyeja që u mbyllën ishin pikërisht mangësitë e shumta që kishin qoftë me programin qoftë me momentet e tjera që ligjin përcakton në mënyrë që ato të licensohesin dhe të vijonin si institucione të licensuara të arsimit të lartë.

Pyetja juaj për ato programe të palicensuara sigurisht që nuk pret mbrapa përgjigjen se “po ne do të vijojmë në rrugën e paligjshmërisë”.

Arsyeja se pse u mbyllën ato Universitete ishte pikërisht se ato ofronin programe të palicensuara”, tha Nikolla.

Në udhëzimin për tranferimet, pika 3 thotë se “Studenti që transferohet nga një program studimi i cili, në momentin e regjistrimit të studentit ose në vitin ku është regjistruar studenti në atë program studimi, rezulton të mos kete qene i licencuar nga MAS, edhe pse institucioni që e ofronte atë ka qenë i licencuar konform kuadrit ligjor në fuqi, mund te aplikoje për t’u transferuar në vitin e pare te studimeve në një program te njëjtë ose të ngjashem studimi, sipas listes se shpallur per ekuivalentimin e programeve nga secili Institucion i Arsmit të Lartë publik, por nuk i njihen lëndët e shlyera dhe kreditet e përfituara më parë”.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla bën të ditur se është ngritur enkas një grup pune që do të shqyrtojë rastet në fjalë dhe në anën tjetër për ti ndihmuar të rinjtë të nisin Universitetin, duke plotësuar të gjithë dokumentacionin.

Programet janë me dhjetra dhe ende nuk ka një numër të saktë të atyre studentëve që do ti duhet t’ia nisin nga e para.
Shtuar më 30/09/2014, ora 21:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori