Ndryshimet në Kodin Zgjedhor drejt miratimit, sa deputetë kanë votuar ”pro” deri tani

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor ku përfshihet heqja e koalicioneve, ulja e pragut në 1 për qind dhe e drejta e kryetarit të partisë të garojë deri në 4 zona zgjedhore po marrin miratimin nga deputetët në Parlamentin e Shqipërisë.

Mësohet se deri tani kanë votuar pro mbi 90 deputetë, ndërsa për miratimin e ndryshimit të këtij Kodi nevojiteshin 84 vota.

Ndërkohë në Kuvend vijojnë përplasjet dhe tensionet.

Deputetja Rudina Hajdari ka bllokuar foltoren teksa bën thirrje që kjo seancë të mbyllet pasi është për turp.

Në anën tjetër, kryeministri Rama është i vendosur për miratimin e ri të Kodit Zgjedhor.


Shtuar 5.10.2020 11:35