Këta janë viktimat e aksidentit në Kavajë (FOTO LAJM)

Gentjan Belba 23 vjeç
E PERDITESUAR - Policia e Shtetit njofton zyrtarisht se nga aksidenti i rëndë në Kavajë kanë humbur jetën tre persona dhe është plagosur një tjetër.

I riu Gentjan Belba 23 vjeç ishte një nga 3 viktimat që humbën jetën në aksidentin që ndodhi rreth orës 22.30 të së martës në dalje të qyteti të Kavajës.

I riu ishte pasagjer së bashku me dy persona të tjerë në një makinë tip ‘Benz’ me targe AA 615 VO kur goditën për vdekje këmbësoret nga të cilat Lumturie Demrozi 46 vjeçe ndërroi jetë ndërsa vajza e saj Xh.D. 21 vjeçe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Më pas në spital ndërroi jetë edhe Vilson Cara, 23 vjec.

Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 15/05/2019, ora 01:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori