Këta janë nxënësit që u aksidentuan me furgon sot në Skrapar (FOTO LAJM)

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Skrapar.

Një furgon i cili transportonte fëmijët në shkollë, ka dalë nga rruga ne fshatin Verzhezhë dhe është përmbysur duke lënë të plagosur 10 nxënës, një prej tyre u dërgua në gjendje të rënë tek Trauma në Tiranë.

Të plagosurit e aksidentit të ndodhur në fshatin Vërzhezhë, u dërguan në Spitalin Rajonal të Beratit për të marrë një trajtim më të specializuar.

Pas kujdesit të marrë nga mjekët e spitalit, gjendja e tyre është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në orën 07:35, mjeti me targa AA 445 KE me drejtues shtetasin A.H, që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga. Për pasojë nxënësit E.K, 17 vjeçe , A.K, 17 vjeçe, R.H, 17 vjeç dhe B.H, 17 vjeç po dërgohen në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nxënësja R.K, 18 vjeçe, po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Janë lënduar lehtë edhe 5 nxënës të tjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2018, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori