Këta janë ministrat që mund rinkonfirmohen sërish në qeverinë e Ramës
Zgjedhjet e kësaj here u fituan nga Rama i cili mori 74 mandate dhe në shtator do të formojë qeverinë e re.

Ajo çka mbetet mister është kabineti Rama 2. Tashmë kanë nisur të përfliten ministrat e rinj që do të drejtojnë dikasteret e Ramës. Pak ditë më parë është bërë me dije se do të ketë edhe ndryshime të vetë ministrive, duke u shkrirë dy ministri në një, apo krijimi i ministrive të reja.

Një ndër emrat e pothuajse të konfirmuar nga vetë Rama është ai i Fatmir Xhafaj, i cili do të drejtojë sërish Ministrinë e Brendshme. Po ashtu edhe Arben Ahmetaj pritet të rikonfirmohet në Ministrinë e Financave. Ndërsa në Ministrinë e Transporteve përflitet se mund të kalojë Damian Gjiknuri, i cili deri më tani mban pozicionin e ministrit të Energjetikës.

Ogerta Manasterliu përflitet se do të jetë përsëri Ministre e Shëndetësisë duke qenë se ka pak kohë në këtë detyrë pas shkarkimit të Ilir Beqajt, ndërsa tek Mirëqenia Sociale pritet të rikthehet kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste, Olta Xhaçka, e cila zëvendësoi Blendi Klosin në këtë detyrë shkruan Lapsi.

Po ashtu, pritet të mos ketë surpriza edhe në ministritë e mbrojtës dhe të arsimit ku priten të rikonfirmohen Mimi Kodheli dhe Lindita Nikolla. Por ditët e fundit ka filluar të përflitet edhe emri i ish-ministrit të Brendhsëm Saimir Tahiri për një post ministror. Bëhet fjalë për ministrinë që pritet të krijohet për të mbuluar legalizimet dhe pronat. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2017, ora 13:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori