Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksin Shkodër-Lezhë
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit në aksin Shkodër-Lezhë, ku humbën jetën dy të rinj.

Dy viktimat janë Gentian Toma, 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë qe drejtonte mjetin tip Benz dhe Robert Ejlli 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë.

Ata ishin kusherinj dhe po ktheheshin ne banese, dyshohet duke udhetuar me shpejtesi te madhe.

Informacioni paraprak

Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2018, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori