Këta janë aparatet që po shpërndahen për fotografimin e votës (FOTO LAJM)

Policia e Shtetit ka reaguar ditën e sotme përmes një deklarate për mediat, në lidhje me shitblerjen e votës.

Policia thotë se janë evidentuar raste të shitblerjes së votës si edhe të shpërndarjes së disa aparateve fotografikë posaçërisht për fotografim vote.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia e Shtetit disponon informacion te mjaftueshem se elemente te caktuar kane ne perdorim dhe shperndare aparate (si ne foto), me te cilat do te tentojne te fotografojne voten si deshmi per voten e blere.

Policia e Shtetit thekson se do te jete shume e ashper per ndeshkimin e çdo krimi elektoral dhe ka marre te gjitha masat per t’ju pergjigjur ne kohe çdo eventualiteti.

Nen mbikqyrje po mbahen elemente me tendece blerjen e votes, ne procesin e 25 Qershorit.

Nga ana tjeter, Policia e Shtetit paralajmeron çdo qytetar qe ka rene pre e tentatives per shit-blerjen e votes te heqe dore ne kohe nga ky aktivitet kriminal, pasi do te perballet me forcen e ligjit.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur per te garantuar, ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine dhe organet e tjera ligjzbatuese, nje proces zgjedhor te qete dhe te drejte.

Siç ka deshmuar edhe ditete e fundit ne goditjen e tentativave per shit-blerjen e votes, Policia do te intesifikoje luften kunder ketij fenomeni per te mos deformuar vullnetin e lire te qytetareve./albeu.com/
Shtuar më 24/06/2017, ora 18:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori