Bjellorusia thotë se ka rrezuar raketën ukrainase S-300

Bjellorusia ka pretenduar se ka rrëzuar një raketë ukrainase S-300 nga mbrojtja ajrore e saj.

Më herët u raportua se ministria e mbrojtjes e Minskut po heton nëse raketa ishte rrëzuar, dhe sipas raporteve lokale pohuan se presidenti bjellorus Alexander Lukashenko i kishte kërkuar një “grupi specialistësh” për të hetuar këtë çështje.

Ngjarja e dyshuar ka ndodhur mes orës 10:00 dhe 11:00 me orën lokale, ndërsa Ukraina nuk ka komentuar ende mbi pretendimin.


Shtuar 29.12.2022 14:06