Këshilltari i Tiranës lëshon "kunja": Partizanit do i marrim shoferin e autobusit
Pëlqej
Kampionati shqiptar humbi 4 derbi këtë sezon pas rënies së Tiranës nga kategoria, por derbi mes tifozëve dhe thumbimet mes zyrtarëve të dy klubeve të kryeqytetit nuk do të mungojnë kurrë. Ende pa nisur edicioni i ri, kanë nisur shkëndijat e para.

Alban Berisha, këshilltari i presidentit të Tiranës Refik Halili, ka deklaruar dje me nota ironike se Tirana akoma nuk e ka mbyllur merkaton. Sipas tij ka edhe një blerje të fundit për të bërë:

“Do t’i marrim shoferin e autobusit Partizanit, sepse ai i di rrugët e klubeve që janë nëpër katundet e Shqipërisë. Ata (të kuqtë) i njohin më mirë se askush tjetër ato rrugë, sepse kanë eksperienc녔, ka thënë Alban Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori