Këshilltarët e PS në Bashki: Basha gënjeu për hipotekat
Kryebashkiaku Basha gënjeu me premtimin e bërë për hipotekat, këtë kanë deklaruar këshilltarët e PS në Bashkinë e Tiranës, duke u shprehur se ata do ti shkonin deri në fund asaj që ata e quajnë mashtrim të radhës të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha me hipotekimin e pallateve.

Nëpërmjet një letre ata kërkojnë nga bashkia që t'u vihet në dsipozicion lista me 24 objektet për të cilet kryetari Lulzim Basha tha se i kishte pajisur me leje shfrytezimi.

Në të njejten kohe kërkohet numri i vendimit të KRRT-së dhe data perkatese e lejeve të ndertimit për këto subjekte, kopje të akteve të lejeve të shfrytezimit si dhe numrin e protokollit dalës të bashkisë për lejet e shfyrtezimit dhe numrin e protokollit hyres te dosjeve perkatëse në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për secilin nga subjektet.

Këshilltarët kërkojnë edhe emrat e subjekteve të cilet sipas tyre kryetari Basha ka favorizuar duke u dhënë leje shfrytëzimi, të cilën sipas Bashës nuk e kishin marrë deri tani pasi ishin mbajtur peng nga administrata e mëparshme.

Nëpërmjet kësaj letre këshilltarët kanë kërkuar që basha të japë shpjegime në mbledhjen e radhës që do të mbahte nga Këshillin Bashkiak.

Pas padise se këshilltareve socialiste në prokurori, për shkelje proceduriale me fillimin punimet në sheshin "Skenderbej", ku zbatohet nje projekt i ri duke përmbysur atë ekzistues dhe ku ndër të tjera llogaritet të shkojnë dëm rreth 5 million euro, dhe sipas tyre nuk ishte bërë miratimi i një vendimi që i hapte rrugën këtyre punimeve./albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori