Këshilltarët e PD kallëzim penal kryebashkiakut
Rritja e taksave pa u miratuar ende paketa fiskale ka bërë që këshilltarët demokratë kallëzojnë penalisht kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Kreu i këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Zamir Ramadani në një prononcim për mediat thekson se biznesi i vogël ndihet i shqetësuar për rritjen e taksave.


“Kreu i Bashkisë ka refuzuar që të ulë taksat e përkohshme. Tatimi tek 5 mijë biznese, pa u miratuar paketa fiskale për 2013”, theksoi Ramadani. /aëbeu.com/
Shtuar më 27/05/2013, ora 17:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori