Këshillonte Ramën, kush është Zoran Milanoviç që kandidon për President në Kroaci
Zoran Milanoviç, sipas exit pollit dhe sondazheve zyrtare është fitues i raundit të dytë të zgjedhjeve për presidentKroaci dhe po e mposht presidenten aktuale, Kolinda Grabar Kitaroviç.

Por cila është karriera e tij dhe si iu fut politikës Milanoviç?

Milanovic u lind në vitin 1966 dhe prej kohësh është pjesë e spektrit politik kroat. Milanovic filloi karrierën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë.

Ai shërbeu si këshilltar i Misionit Kroat në Bashkimin Europian dhe NATO dhe ishte asistent i ministrit për punë të jashtme për çështje politike multilaterale. Në këtë profesion, Milanoviç ishte edhe këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Mesa duket ruan ende një marrdhënie të mirë me socialistët shqiptarë, pasi Taulant Balla përcolli mbështetjen e tij publikisht për Milanoviç, duke e konsideruar fitues. Në vitin 2007, Milanovic u zgjodh president i SPD’së dhe formoi koalicionin me katër parti të qendrës së majtë, që fituan një mazhorancë të madhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011.

Ai u bë kryeministër atë vit dhe udhëhoqi vendin drejt antarësimit në BE. Kabineti i tij solli ndryshime në ligjet e taksave dhe filluan një sërë projektesh infrastrukturore.

Ai njihet si përkrahës i të drejtave të komunitetit LGBT. Shërbeu si kryeministër deri në vitin 2015. Në qershor të vitit 2019 ai zyrtarizoi fushatën për zgjedhjet presidenciale në Kroaci me sloganin “Një president me karakter”.

Shtuar më 05/01/2020, ora 22:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori