Keshilli Sigurimit i ka shtyre per sot diskutimet per ceshtjen e Kosoves
Albeu.com
Projektrezoluta e re ben thirrje per biseda te metejshme mes Prishtines dhe Beogradit, por per dallim nga tekstet e meparshme, kjo e fundit nuk e parashikon zbatimin e planit Ahtisaari edhe pas kohes shtese.Keshilli i Sigurimit i OKB-se pritet qe sot te vazhdoje diskutimet rreth nje projektrezolute per Kosoven. Bashkesponsorizuesit e rezolutes, SHBA dhe BE, i dhane te enjten Rusise edhe nje afat tjeter prej 24 oresh qe te ndryshoje qendrimin per projekt-rezoluten dhe te hape rrugen per vendosjen e misionit te ri nderkombetar ne Kosove.

Perfaqesuesi rus ne Keshillin e Sigurimit e ka kundershtuar fuqishem projekt-rezoluten e paraqitur qe diten e hene dhe ka deklaruar se asnje tekst nuk mund te kaloje pa perkrahjen e tij. Projektrezoluta e re ben thirrje per biseda te metejshme mes Prishtines dhe Beogradit, por per dallim nga tekstet e meparshme, kjo e fundit nuk e parashikon zbatimin e planit Ahtisaari edhe pas kohes shtese.

Zgjidhje 'te reja'

Bisedat do te udhehiqeshin, sipas saj, nga Grupi i Kontaktit ku anetare eshte edhe Rusia. Mirepo me projekt-rezolute miratohet zevendesimi i misionit te UNMIK-ut me nje mision te ri civil, te udhehequr nga BE. Anetaret e Keshillit te Sigurimit i kane bere thirrje perfaqesuesit te Rusise qe te reflektoje ose ne te kunderten Keshilli do te mbetet pa nje rol te caktuar rreth Kosoves. I derguari i posaçem i Portugalise per Ballkanin Perendimor, ambasadori Antonio Tanger Correa, u ka bere thirrje kosovareve qe te kene durim.

Bashkesia nderkombetare sipas tij, ka zgjidhje tjera per te ecur perpara ne zgjidhjen e statusit te Kosoves ne rast se Keshilli i Sigurimit deshton ne marrjen e nje vendimi. Ai keto komente i ga bere pas nje takimi qe ka pasur ne Prishtine me kreun e UNMIK-ut Joakim Rycker dhe presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiu. Portugalia ka marre kryesimin e radhes te BE-se dhe e ka deklaruar problemin e Kosoves si perparesi te politikes se saj.
BBC
Shtuar më 20/07/2007, ora 09:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori