Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë vlerësohet me çmimin “De Mellon për të Drejtat e Njeriut” (FOTO LAJM)

Është zhvilluar dje në Krakov të Polonisë ceremonia e ndarjes së çmimit “De Mellon për të Drejtat e Njeriut”, ceremoni në të cilën ky çmim iu dha krerëve më të lartë të komuniteteve fetare të vendit tonë, me motivacionin “Për Vëllazëri Ndërfetare në Shqipëri”.

Në emër të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, çmimi u tërhoq nga Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Skëndër Bruçaj.

Çmimi “De Mellon për të Drejtat e Njeriut”, jepet çdo vit për individë apo personalitete që përfaqësojnë kauza në të mirë të shoqërisë së përbashkët.

Më pas, përfaqësuesit e komuniteteve fetare të Shqipërisë zhvilluan një vizitë në kampin famëkeq të Aushvicit, ku Kryetari i Komunitetit Mysliman vendosi një buqetë me lule në kujtim të viktimave të holokaustit.
Shtuar më 26/10/2018, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori