Këshilli Mbikqyrës vendos nesër për fatin e Fullanit
Pëlqej
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë do të vendosë nesër gjatë një mbledhje urgjente për fatin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.

Sipas “Ora News” mbledhja do të fokusohet në një analizë të përgjithshme të funksionimit të Bankës së Shqipërisë, me synim evidentimin e cdo shkelje apo përgjësie që përfundoi me skandalin e vjedhjes së rreth 713 milion lekëve në dikasterin më të lartë financiar në vend. Mbledhja pritet të zhvillohet në debate të forta, kjo e reflektuar dhe në deklarata publike të disa prej anëtarë të Këshillit Mbikqyrës. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori