Këshilli mbikëqyrës i intitucioneve, ja sa shpenzon shteti
Sipas Institutit të Statistikave, në vend numërohen mbi 700 shoqëri tregtare shtetërore të cilat me ligj duhet të kenë një bord drejtues apo këshill mbikëqyrës. Llogaritjet e përafërta nxjerrin një faturë, të paktën 12 milionë euro në vit, që arka e buxhetit nxjerr për të paguar punën e anëtarëve, të cilët e kanë si funksion part-time, për shkak se kryesisht vijnë nga poste zv/ministrash, drejtorë dhe sekretarë në ministri, me paga mujore mbi 1 mijë euro.

Sipas gazetës "Shqip", funksioni i bordit apo këshillit është i përcaktuar me ligj dhe shërben thjesht si mbikëqyrës për punën që kryen institucioni, por në shumicën e rasteve anëtarët nuk kanë lidhje me objektin, pasi janë thjesht të emëruar mbi baza politike dhe konjukturash. /albeu.com/

Shtuar më 19/01/2012, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori